Feyenoord shkatërron Ajax në sfidën klasike

Nga Erald Kodhelaj
8 Prill 2024, 17:08 | Futboll

Feyenoord shkatërron Ajax në sfidën klasike

“Në futboll mund të humbasësh, por jo kështu”. Kapiteni i Ajaksit, Steven Berguijn e përmblodhi me këto fjalë turpërimin me rezultatin 6-0 nga rivalët historikë të Fejnordit.

Bëhet fjalë për një fitore të paprecedentë në Klasiken e Eredivisie, ndërmjet dy prej emrave më të mëdhenj të futbollit holandez. Rezultati mund të kishte qenë edhe më i thellë, por vendasve iu anulua një gol për pozicion jashtë loje.

Ndërkohë, stadiumi i Roterdamit brohoriste “shënojini 10 gola”. Impianti ishte i mbushur vetëm nga tifozët e Fejnordit, pasi mbështetësit e Ajaksit nuk lejohen pas përplasjeve të dhunshme. Fejnordi regjistroi 30 tentativa për gol, nga të cilat 15 ishin goditje në portë.

Ajaksi provoi vetëm në një rast të rrezikonte, por pa sukses. Kjo ishte pika më e ulët e sezonit të dështuar të Ajaksit. Në dy përballjet e këtij edicioni, Fejnordi i ka shënuar 10 gola rivalëve të përjetshëm. Shifra të cilat do të mbeten në histori. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos