Chelsea bëri një tjetër hap fals teksa barazoi 2-2 me Shelfield United. Londinëzët e nisën takimin më mirë pasi shënuan me Tiago Silvën që në minutën e 11.
Vendasit iu kundërpërgjigjën po në pjesën e parë me Bogle që mbylli 45 minuta me rezultatin 1-1. Në fraksionin e dytë sërish ishte Chelsea, skuadra që dominoi.
Madueke riktheu avantazhin e bluve, ndërsa vendasit barazuan në minutën e 93 me McBurni. Parë kësaj sfide, Chelsea renditet në vendin e 9-të me 44 pikë ndërsa Shefilld United mbetet në vendin e fundit me 16 pikë. (A2 Televizion)