Fiorentina mposht Atalantën në gjysmëfinale të Kupës së Italisë

Nga Dea Kozma
4 Prill 2024, 14:40 | Futboll

Fiorentina mposht Atalantën në gjysmëfinale të Kupës

Mbrëmjen e të mërkurës u luajtën dhe ndeshjet e para gjysmëfinale në Kupën e Italisë. Fiorentina mposhti 1-0  Atalantën në Firenece dhe tani hedh një hap të rëndësishëm drejt finales së trofeut.

Pjesa e parë ishte e dominuar nga vjollcët, që zhbllokuan ndeshjen në minutën e 31′ falë një supergoli të Mandragora.

Një goditje e fortë me të majtën nga 25 metra, që fillimisht u përplas në shtyllë e më pas  përfundoi në rrjetë. Në fraksionin e dytë, bergamasakët bënë çmos për tu rikthyer në lojë.

Trajneri Gasperini aktivizoi Ederson dhe Scamacca por asnjë prej tyre nuk ndryshoi diçka. Fiorentina nga ana tjetër ju afrua më shumë golit të dytë, veçanërisht me Gonzalez, por pa fat.

90 minuta përfunduan me fitoren minimale të vjollcëve, ndërsa Gjimshiti me shokë mund të provojnë përmbysjen në duelin e kthimit në Bergamo i programuar të luhet në 24 Prill. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos