Manchester City nuk e diskutoi fitoren ndaj Aston Villa pasi e mundi atë me rezultatin final 4-1. Një ndeshje e bukur që rezervoi emocione dhe lojë të luftuar pavarësisht se në fund festa ishte e qytetarët.
Ekipi i Pep Guardiolës e nisi takimin me gol. Rodri në minutën e 11 kaloi skuadrën nga Manchester në avantazh. Megjithatë, reagimi i miqve erdhi shpejt. Vetëm 9 minuta më vonë, Duran vendosi sërish baraspeshën dhe rihapi sfidën. Por vetëm kaq, pasi Foden ishte i papërmbajtshëm. Një gol në shtesën e pjesës së parë, bënë që City të mbyllte 45 minutat e para me avantazhin minimal.
Edhe në fraksionin e dytë, Foden nuk kishte mëshirë teksa shënoi dhe dy gola të tjerë duke vulosur fitoren 4-1. Një fitore me rëndësi kjo për qytetarët, ndërsa lufta për titullin në Premier League vijon. Aktualisht ekipi i Guardiolës është në vendin e tretë me 67 pikë, po aq sa dhe Liverpool por The Reds kanë një ndeshje më pak.
(A2 Televizion)