
Trajneri i Kosovës, Franco Foda, është shprehur krenar me rrugëtimin e ‘Dardanëve’ në eliminatoret e Botërorit 2026.
“Sot jemi të gjithë të mërzitur. U munduam dhe deshëm që të kualifikoheshim në Botëror. Mendoj se i gjithë ekipi e ka përfaqësuar Kosovën në mënyrën më të mirë të mundshme. Kështu do të shkojmë përpara”, ka deklaruar fillimisht Foda, shkruan A2.
“Synimi ishte kualifikimi në Botëror, por të shohim tani për të ardhmen time. Ishim një ndeshje larg Botërorit, skuadra po zhvillohet mirë. E kam pritur sepse puna dhe mundi shpërblehet. Nuk e kam plan që ta lë Kosovën sepse më pëlqen vendi dhe populli”, shtoi trajneri gjerman.
(A2 Televizion)
