Kushtet e rënduara atmosferike dhe reshjet e dendura të dëborës kanë bërë që ndeshja Kukësi-Skënderbeu të luhet në Tiranë.
Njoftimi është dhënë nga Federata e Futbollit, që saktësoi se përballja e vlefshme për javën e 14-të do të zhvillohet në stadiumin e Partizanit, “Arena e Demave”.
Vendimi u mor në konsensus me të dyja klubet, me qëllimin që ndeshja të luhet në kushte sa më optimale.
Takimi është programuar të zhvillohet, këtë të martë, prej orës 13:30. Kukësi është skuadra e pestë që luan si pritëse në impiantin e Partizanit në këtë sezon. Përpos kryeqytetasve, aty ndeshje "në shtëpi" kanë zhvilluar edhe Teuta, Egnatia dhe Erzeni. (A2 Televizion)