Futbolli italian në ankth, shtrohet në spital heroi i Botërorit '90

Nga A2 CNN
9 Shtator 2024, 13:14 | Futboll

Futbolli italian në ankth, shtrohet në spital heroi i Botërorit

Tifozët italianë janë shqetësuar nga lajmet e fundit rreth ish-futbollistit Salvatore "Toto" Schillaci, një nga emrat më të njohur të futbollit italian në vitet ’90.

Ish-sulmuesi, i cili u bë i famshëm në Botërorin e vitit 1990, që u zhvillua në Itali, është shtruar në spital pas disa problemeve të rënda shëndetësore.

Futbolli italian në ankth, shtrohet në spital heroi i Botërorit

Ai pati zbuluar një vit më parë se kishte kaluar kancer në zorrën e trashë, siç raporton A2.

Mediat italiane theksojnë se gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar, ndërsa familja Schillaci bëri një postim në rrjetet sociale, ku nuk dha detaje mbi gjendjen e ish-sulmuesit.

“Duke marrë shkas nga telefonatat e panumërta nga shumë media dhe lajmet që qarkullojnë, ju informojmë se i dashuri ynë Toto është në gjendje stabël dhe i kontrolluar nga një ekip mjekësh ditë-natë. Forca Toto”, shkruhej në mesazhin publikuar nga familjarët. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos