Edon Zhegrova dhe Arijanet Muriç kanë reaguar pas përjashtimit nga përfaqësuesja e Kosovës për thyerje të disiplinës, siç raporton A2.
Sipas mediave nga Kosova, arsyeja kryesore ka qenë se këta futbollistë, përfshi edhe lojtarin Florent Muslija, pas humbjes me Rumaninë kanë vazhduar argëtimin në një nga lokalet e natës në Prishtinë.
Por, Muriç shihet nën shoqërinë e disa vajzave në një nga lokalet e natës në kryeqytet. Por vetë Muriç tha: “Vendimi për ne nuk ishte aspak i drejtë dhe llafet që po qarkullojnë nuk janë aspak të vërteta”.
Edhe Edon Zhegrova reagoi në rrjetet sociale.
“Përshëndetje të gjithëve! Lajme fallso. Këto lajme janë të pavërteta dhe pa fakte. Unë do të flas në fushë së shpejti" shkruan Zhegrova.
Përveç reagimit, Muriç dhe Zhegrova kanë shfaqur pakënaqësinë e tyre duke fshirë të gjitha fotot me fanellën e Kosovës në profilet e tyre në Instagram. (A2 Televizion)