Rubin Hebaj surprizon me ekipin e tij të ri

Nga A2 CNN
9 Shtator 2024, 08:46 | Futboll

Rubin Hebaj surprizon me ekipin e tij të ri

Rubin Hebaj nuk është më lojtar i Al Orobah në Arabinë Saudite. 26-vjeçari nga Shkodra vendosi që të mbyllte aventurën me këta të fundit vetëm pas 6 muajsh, për të nisur një të re në Tunizi. 

Hebaj është prezantuar ditën e sotme si lojtari më i ri i CS Sfaxien, një ekip nga Tunizia që militon në elitën e futbollit vendas. Rubin Hebaj ka firmosur një kontratë 2-vjeçare me këtë klub, siç shkruan A2.

Në Shqipëri, sulmuesi ka mbajtur veshur fanellën e Vllaznisë, Partizanit dhe Teutës. Gjithashtu, Hebaj ka pasur aventura në Ukrainë, Slloveni, Uzbekistan dhe Maqedoninë e Veriut. 

Hebaj bëhet kështu futbollisti i parë shqiptar që do të luajë në Tunizi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos