Liga e Kombeve, shkëlqejnë "gjyshërit" Cristiano dhe Modric

Nga Dea Kozma
9 Shtator 2024, 11:35 | Futboll

Liga e Kombeve, shkëlqejnë "gjyshërit" Cristiano dhe

Spektakël golash kishte mbrëmjen e të dielës në Ligën e Kombeve ku gjigandë të futbollit europian zbritën në fushë.  

Spanja mundi 4-1 Zvicrën në Gjenevë, në një ndeshje që foli e gjitha për iberikët, siç shkruan A2. Që në minutën e katërt rezultati u zhbllokua nga Joselu, ndërsa pas tij Fabian Ruiz shënoi dhe golin e dytë. Spanja u duk se hipotekoi fitoren që në 15 minutat e parë të sfidës. As kartoni i kuq i Le Normand nuk ndikoi në lojën e spanjollëve që dominuan ndeshjen. Zvicra ngushtoi diferencën në fundin e pjesës së parë, por vetëm kaq, pasi në fraksionin e dytë, Ruiz dhe Torres vulosën fitoren 4-1 të takimit.

Në ndeshjen tjetër, Danimarka fitoi 2-0 me Serbinë duke regjistruar fitoren e dytë në Ligën e Kombeve. Aktualisht, danezët marrin të vetëm kreun e grupit me 6 pikë, 2 më shumë se Spanja e vendit të dytë, Serbia qëndron në vendin e tretë me 1 pikë, ndërsa Zvicra e fundit me 0 pikë.

Cristiano Ronaldo nuk ndalet me Portugalinë e tij. Ylli portugez u aktivizua në fushë në pjesën e dytë, por arriti të shënojë golin e dytë në fitoren 2-1 që luzitanët regjistruan ndaj Skocisë.

Edhe Luka Modric ishte vendimtar me Kroacinë, pasi shënoi golin e vetëm në fitoren minimale ndaj Polonisë. Një ndeshje e luftuar, por rezultati u zhbllokua vetëm në fillimin e pjesës së dytë, me Modric që nuk fali dhe tundi rrjetën. Pas dy ndeshjeve të para, kreun e mban Portugalia me 6 pikë, 3 më shumë se Kroacia dhe Polonia, ndërsa Skocia mbetet e fundit me asnjë pikë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos