
Mbrojtësi i kombëtares shqiptare Berat Gjimshiti do ta mbyllë aventurën në Serinë A.
Pas 9 sezonesh me fanellën e Atalantës, ku u kthye në një lojtar të rëndësishëm për bergamasët, mbrojtësi do të nisë një kapitull të ri në futbollin arab me ekipin AL Diriyah.
Gjimshitin e pret një kontratë dy vjeçare, ndërsa Atalanta do të përfitojë 3 milionë euro nga lëvizja.
"Al Diriyah FC arrin një marrëveshje verbale për të nënshkruar me Berat Gjimshitin nga Atalanta. Dëmshpërblimi është 3 milionë euro, kontrata deri në qershor 2028 për qendërmbrojtësin, konfirmojnë burime saudite", shkruan Fabrizio Romano.
Vlen për t’u përmendur fakti që me fanellën e Atalantës Gjimshiti fitoi Europa League, duke ngritur trofeun si kapiten i klubit. (A2 Televizion)