Holanda përballë Gjermanisë, një duel gjigantësh për kreun e grupit A2 në Nations League

Nga Dea Kozma
16 Nëntor 2026, 13:03 | Futboll

Një duel gjigantësh për kreun e grupit A2 të Ligës së Kombeve. Holanda dhe Gjermania përballen sërish, këtë herë në një sfidë që premton spektakël dhe emocione deri në fund.

Pas barazimit 1-1 në ndeshjen e parë, dy rivalët historikë rikthehen për të përcaktuar fatet e grupit. Holanda vjen në këtë përballje në formë fantastike, pas triumfit të thellë 7-0 ndaj Greqisë, ndërsa Gjermania mposhti Serbinë 3-1, shkruan A2.

“Tulipanët” kryesojnë me 11 pikë dhe kanë objektiv të ruajnë vendin e parë, ndërsa gjermanët me 8 pikë kërkojnë fitoren për të marrë kreun e grupit.

Një përballje ku historia, rivaliteti dhe kualifikimi ndërthuren në 90 minuta. Holanda kërkon të konfirmojë superioritetin, ndërsa Gjermania synon të tregojë forcën përballë një rivali të drejtpërdrejtë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos