Greqia ka marrë një fitore të madhe në Ligën e Kombeve, duke mposhtur 1-2 Anglinë.
Kombëtarja e “Tre Luanëve” shpërdoroi shumë raste të pastra për shënim, ndërsa grekët u treguan shumë më konkretë. Në një nga rastet e rralla, ata gjetën golin e avantazhit me nisjen e pjesë së dytë. Në fundin e kohës së rregullt, Bellingham barazoi rezultatin, por sulmuesi grek që luan me Benfica-n kishte rezervuar një surprizë të madhe, duke shënuar në shtesë golin e fitores për Greqinë, shkruan A2.
Ndërkohë, Italia e pati fitoren në duar në ndeshjen ndaj Belgjikës, në të cilën po udhëhiqte 2-0 deri në fundin e pjesës së parë, kur Pellegrini u ndëshkua me karton të kuq. Më pas, Belgjika u kthye në “zot shtëpie” në Itali, por shënoi vetëm dy herë duke ndarë pikët nga kjo ndeshje. (A2 Televizion)