Mirlind Daku e ka thyer akullin me Spartakun e Moskës dhe goli i parë me fanellën e kuqezinjve ka marr një tjetër kuptim. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ishte titullar në përballjen ndaj Orenburgut dhe bëri një paraqitje mjaft pozitive.
Në minutën e 76-të, Daku mori përsipër ekzekutimin e një penalltie dhe me ftohtësi, 26-vjeçari e dërgoi topin në rrjetë. Edhe pse nuk kishte shijen e fitores pasi 90 minuta përfunduan me shifrat 1-1, për Dakun mbetet një kujtim i bukur.
Ky ishte goli i parë i tij në ndeshjen e tij të katërt me Spartakun, pas transferimit nga Rubin Kazan.
Pas golit, sulmuesi shqiptar festoi në fushë edhe me vajzën e tij, duke ndarë me të një nga momentet më të veçanta në aventurën e re në Moskë. (A2 Televizion)