Hap fals për Madridin, del me 1 pikë nga transferta

Nga A2 CNN
9 Dhjetor 2023, 18:08 | Futboll

Hap fals për Madridin, del me 1 pikë nga transferta

Real Madrid nuk ka shkuar më shumë se një barazim 1-1 në ndeshjen e radhës në transfertë përballë Betis.

Në një takim me pak raste dhe shumë faulle nga të dyja palët, madrilenët ishin ata që kaluan të parët në avantazh me Bellingham, në nisje të pjesës së dytë, por vendasit nuk e humbën besimin dhe gjetën balancën me Ruibal në të 66-ën

Reali tentoi të dilte me tre pikë nga ky takim, por në minutat e mbetura topi nuk arriti ta prekte rrjetën.

Me këtë hap fals, Reali ruan ende vendin e parë, në pritje të ndeshjes mes Gironas dhe Barcelonës që do të luhet nesër. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos