Elseid Hysaj ishte protagonist në "derbin shqiptar" të Serisë A. Lazio mori një fitore të rëndësishme në transfertë 1-0 ndaj Empolit të Ardian Ismajlit.
Goli i vetëm i sfidës u realizua që në minutën e parë, kur mbrojtësi i Kombëtares kuqezi, Elseid Hysaj, dha një asist që u kthye në gol nga Dia, shkruan A2.
Në pjesën e dytë, ishte sërish Hysaj protagonist, por kësaj here për keq. Mbrojtësi shqiptar i Lazios u largua me karton të kuq, pasi u ndëshkua brenda 10 minutave me dy kartonë të verdhë.
Me këtë fitore, Lazio ngjitet në vendin e 4, me 63 pikë, ndërsa Empoli mbetet në vendin e parafundit. (A2 Televizion)