Asllani realizon golin e parë sezonal me Interin në Serie A

Nga A2 CNN
3 Maj 2025, 21:20 | Futboll

Asllani realizon golin e parë sezonal me Interin në Serie A

Kristjan Asllani ka shënuar golin e tij të parë këtë sezon në kampionatin italian me fanellën e Interit.

Mesfushori shqiptar realizoi nga pika e bardhë në ndeshjen që zikaltërit po luajnë ndaj Veronës, duke treguar qetësi dhe saktësi përballë portierit kundërshtar.

Ky është goli i parë për 23-vjeçarin në këtë edicion të Serie A, pas 20 paraqitjesh.

Përveç golit, Asllani ka regjistruar edhe dy asiste, me kontributin e tij në mesin e fushës për skuadrën zikaltër që është kritikuar shpesh nga mediat italiane.

Ky është sezoni i tretë i Asllanit me Interin dhe zërat e merkatos flasin për një largim të mundshëm nga Milano në merkaton e verës, pasi nuk e gëzon më besimin e trajnerit Inzaghi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos