Mauro Icardi ka arritur edhe një herë të tërheqë vëmendjen mbi veten, dhe për fat të keq jo për aftësitë e tij në futboll. Sulmuesi argjentinas i Galatasaray u bë protagonist në një episod që tashmë po bën xhiron e rrjeti, pasi goditi një tifoz të ekipit me shuplakë në një aktivitet publik.
Incidenti ndodhi para dhjetëra kamerave dhe shumë fëmijëve që nxituan t'i kërkonin një autograf, me Icardin që e shtyu tifozin që iu afrua, pa u ditur se çfarë i tha.
Ahora ????
— Ptc Recargado Rating (@PtcRecargado) August 20, 2025
Escándalo con Mauro Icardi , Fans y la policía en Turquía ???????? ???? pic.twitter.com/nFi1MJv1e5
Siç shihet nga videot që po qarkullojnë në rrjetet sociale, sulmuesi nuk tha asnjë fjalë pas incidentit, përkundrazi, ai u largua i zemëruar me partneren e tij.
Veprimi i Icardit shkaktoi trazira në Turqi, me mediat lokale që pyesin nëse ky ishte vetëm një shpërthim apo një shenjë se argjentinasi e ka humbur plotësisht kontrollin.
Megjithatë, ende nuk ka pasur një deklaratë zyrtare nga skuadra turke. (A2 Televizion)