Një startim sezoni aspak i mirë për Vedat Muriqin në ligën e parë spanjolle.
Sulmuesi i Kosovës është larguar me karton të kuq për shkak të një ndërhyrje aspak sportive ndaj portierit të Barcelonës në javën hapëse të kampionatit.
Përplasja ndodhi në minutën e 37 kur gjiganti i sulmit të Mallorcas ngriti takat më shumë se duhet dhe në vend të gjente topin kapi vetëm qafën e portierit katalanas.
Arbitri i ndeshjes fillimisht e ndërshkoi me të verdhë Muriqin, por ndërhyrja e VAR-it e detyroi arbitrin që të forconte dënimin duke e nxjerrë atë jashtë fushave të lojës. (A2 Televizion)