Igli Tare sjell te Milani mesfushorin e Italisë

Nga A2 CNN
4 Korrik 2025, 08:35 | Futboll

Igli Tare sjell te Milani mesfushorin e Italisë

Samuele Ricci është zyrtarizuar si futbollist i Milanit.

Mesfushori 23-vjeçar mbylli aventurën e tij me Torinon, për të nisur një të re pikërisht te kuqezinjtë, falë punës së drejtorit sportiv Igli Tare.

Futbollisti italian, i cili është edhe pjesë e kombëtares, ka firmosur me Milanin një kontratë 4-vjeçare, të vlefshme deri në verën e vitit 2029.

Megjithatë, ka opsionin e rinovimit edhe për një tjetër vit, shkruan A2.

Milan ka shpenzuar 25 milionë euro për të siguruar shërbimet e tij.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos