Me eksperiencë te Porto e Vallecano, tjetër afrim te Flamurtari, nisin përgatitjet për sezonin e ri

Nga A2 CNN
3 Korrik 2025, 20:59 | Futboll

Me eksperiencë te Porto e Vallecano, tjetër afrim te Flamurtari, nisin

Ekipi i Flamurtarit të Vlorës ka nisur përgatitjet për sezonin e ri futbollistik, ku do të militojë në Kategorinë Superiore.

Ditën e sotme në ambientet e stadiumit është bërë prezantimi i ekipit me stafin teknik .

Gjithashtu, vlonjatëve i është bashkuar dhe përgatitësi Anibal Gonzalez, me eksperiencë në ekipet e Portos, Rajo Vallecanos, madje dhe kombëtares meksikane.

Ekipi zbret nesër në fushën stërvitore ku do të stërvitet deri ditën e diel. Më pas do të udhëtojë drejt Maqedonisë së Veriut ku do të zhvillohet dhe pjesa e parë e fazës përgatitore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos