Inter largohet me turp nga Champions, ekipi modest norvegjez e mund edhe në "San Siro"

Nga A2 CNN
25 Shkurt 2026, 08:34 | Futboll

Inter largohet me turp nga Champions, ekipi modest norvegjez e mund edhe në

Interi e ka mbyllur me turp aventurën e tij në Champions për këtë sezon.

Pasi u mposht 3-1 në Norvegji nga Bodo/Glimt, zikaltërit u mundën edhe në Milano, 1-2, duke pësuar plot 5 gola në dy ndeshje nga ekipi modest norvegjez.

Ish-futbollisti i Milanit, Hauge, dhe Evjen ishin autorët e golave për Bodo/Glimt, ndërkohë që golin e vetëm për Interin e shënoi Bastoni, shkruan A2.

Me këtë kualifikim, debutuesit norvegjezë e shohin veten mes 16 skuadrave më të mira të Champions-it në këtë edicion, ndërkohë që për Interin vjen një tjetër zhgënjim në Europë, pas finales së humbur thellë 5-0 ndaj PSG, që hyri në histori si finalja e Champions me diferencën më të madhe të golave e regjistruar ndonjëherë.

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos