
Mbrojtësi i djathtë Achraf Hakimi, i cili luan për Paris Saint-Germain dhe kombëtaren marokene, do të përballet në gjyq për përdhunim. Në një postim në rrjetet sociale të martën, Hakimi njoftoi akuzën e marrë, të cilën e mohoi kategorikisht.
“Sot, një akuzë për përdhunim është e mjaftueshme për të justifikuar një gjyq, edhe pse unë e mohoj dhe gjithçka tregon se është e rreme,” shkroi Hakimi në X. “Kjo është po aq e padrejtë për të pafajshmit sa edhe për viktimat e vërteta. Pres me qetësi këtë gjyq, i cili do të lejojë që e vërteta të dalë publikisht”, u shpreh ai, përcjell A2 CNN.
Zyra e prokurorit në Nanterre të Francës kishte hapur hetim në 2023, pas një akuze për përdhunim. Prokurori konfirmoi të martën se çështja e Hakimit ishte dërguar në gjyq.
Hakimi është përfshirë në listën e skuadrës për ndeshjen e kthimit të Ligës së Kampionëve të Paris Saint-Germain kundër AS Monaco, e cila zhvillohet të mërkurën. (A2 Televizion)