Klodian Duro e ngacmon, reagimi epik i Kushtës: Nuk jam Liridon Leci unë

Nga A2 CNN
24 Shkurt 2026, 08:43 | Futboll

Në emisionin “Mega Sport” nga Altin Sulçe, në A2 CNN, u prek tema e trajnerëve shqiptarë në Kosovë, të cilët po hasin shumë probleme kohët e fundit.

Një rast konkret ishte ai i Klodian Duros, i cili mori shumë viralitet pas debatit të bërë kryesisht me Liridon Lecin.

Në një moment, moderatori Altin Sulçe i thotë legjendës së futbollit shqiptar, Sokol Kushta, se një mesazh kishte mbërritur për të.

“Më ka ardhur një mesazh nga lojtari i madh i Kombëtares, Klodian Duro. Më thotë: “Pyete pak Sokol Kushtën, meqë ka shënuar pafund gola, kush i ka shënuar golat më të bukur, unë apo Kushta në Qipro?”, tha Sulçe.

Ndërkohë përgjigja e Kushtës duke qeshur ishte kjo: “Unë nuk jam Leci, i thuaj Duros, jam Sokol Kushta”.

Më pas Kushta kishte edhe një koment për mënyrën se si u trajtua Duro në Kosovë. “Egoizmi ndonjëherë të errëson sytë, kur i vogli i thotë të madhit kush je ti, ka mbaruar. Ti thuash Klodian Duros që kush je ti, duhet të jesh i çmendur. Duro është njeri i mirë dhe me humor, ka batutën dhe duhet t’ia kapësh, shumë nuk e kuptojnë”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos