
Një histori prekëse dhe frymëzuese vjen nga Portugalia, ku një djalë vetëm 9 vjeç është kthyer në hero të vërtetë.
Rodrigo po udhëtonte me nënën e tij kur ajo papritur humbi ndjenjat brenda makinës së tyre. Situata u bë edhe më e rrezikshme kur mjeti mori flakë, por ky djal 9-vjeçar arriti të fikte zjarrin dhe menjëherë telefonoi ambulancën, duke kërkuar ndihmë. Falë reagimit të shpejtë të vogëlushit, ekipet e shpëtimit mbërritën në kohë dhe nëna e tij u shpëtua.
Veprimi i tij ka prekur mbarë opinionin publik në Portugali, si një surprizë e veçantë, klubi i tij i zemrës, Benfica, e ftoi Rodrigon në ndeshjen e së shtunës në mbrëmje. Atij iu dhurua një fanellë zyrtare e ekipit dhe pati mundësinë të realizonte fotografi me lojtarët e skuadrës, një moment që do ta mbajë mend gjatë gjithë jetës.
Historia e Rodrigos është një dëshmi se trimëria dhe vendosmëria nuk kanë moshë./KosovaPress (A2 Televizion)