Flamurtari në krizë, shpërthen Bicaj: Mëkatarë, që nga Presidenti te punëtori i fushës

Nga A2 CNN
24 Shkurt 2026, 08:38 | Futboll

Ditmar Bicaj, i ftuar në “Mega Sport” nga Altin Sulçe në A2 CNN, bën përgjegjës për krizën e Flamurtarit të gjithë strukturën e klubit, duke nisur që nga Presidenti, e për të vazhduar te punëtorët më të thjeshtë të fushës.

Ish-mbrojtësi ka kundërshtuar marrjen e trajnerëve të huaj me pagesa të larta dhe ka vlerëzuar zgjedhjen e bërë nga Presidenti i Partizanit, i cili i besoi stolin trajnerit të ekipit B, Olti Kërnajës.

“Ne jemi të dashuruar me të huajt. Është çështje inferioriteti. Flamurtari të harxhojë 1 milionë e gjysmë euro dhe të jetë atje ku është… këtu mëkatet i kanë që nga Presidenti e deri te punëtori i fundit. Janë të gjithë mëkatarë. Ne vdesim për trajnerë të huaj, por kur vjen puna te rezultati… Presidentit Demi hiqi kapelen për zgjedhjen që ka bërë. Mori një njeri që kur erdhi në fillim të gjithë e kontestuan dhe sot nuk po dëgjohet asnjë për trajnerin. Kjo është e vërteta. Sot me rezultate po flet trajneri. A paguhet Kërnaja sa Milinkoviçi? Kjo është pyetja më e bukur”, ka thënë Ditmar Bicaj.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos