“Gaz, e bëj unë Partizanin”! Kushta tregon rastin e rrallë: Turp, Idrizi futi talentin e Flamurtarit!

Nga A2 CNN
24 Shkurt 2026, 08:33 | Futboll

Sokol Kushta, i ftuar në emisionin “Mega Sport” nga Altin Sulçe në A2CNN, foli mbi situatën te Partizani, trajnerin Kërnaja dhe njëkohësisht preku edhe ambientin e vështirë te Flamurtari.

“Ai Kërnaja e di se çfarë i ka thënë Gazit? Unë jam i zoti që ta bëj Partizanin. Ka marrë një guxim, nuk e di, por di të them që i ka marrë maksimumin ekipit. Duhet përgëzuar për punën e bërë, ka marrë pikët maksimale te Partizani”, tha Kushta.

“Dua të them dhe diçka për Flamurtarin, Lushaj është një super futbollist, nëse do të eci siç duhet dhe të punojë, do të bëhet një lojtar shumë i mirë, është talent. Por, është turp që edhe në ndeshjen Flamurtari-Bylis ka bërtitur Sinan Idrizi: “Futeni!”. Ndërkohë ishte ndeshja 3-0 për Flamurtarin, kishte mbaruar dhe trajneri duhej ta kishte futur vetë Lushën, ishte turp. Në këtë rast e futi Sinan Idrizi lojtarin. Por, bëri mirë, ishte turpi i trajnerit që nuk e aktivizoi. Dhe diçka për trajnerin e Flamurtarit, më ka ardhur keq, edhe me temperaturë të ishte, e la ekipin, e braktisi në betejën më të madhe”, u shpreh Kushta.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos