Interi është jashtë trofeut të parë të këtij sezoni, pasi është eliminuar nga Kupa e Italisë pas një ndeshjeje dramatike me Bologën e surprizave këtë sezon, e cila u mbyll 1-2 në favor të miqve.
Inzaghi e nisi ndeshjen me disa ndryshime në formacion dhe nga minuta e parë u aktivizua Kristjan Asallani. Futbollisti i kombëtares shqiptare zhvilloi një ndeshje të mirë, ndërsa u zëvendësua në fundin e kohës së rregullt, e cila u mbyll me rrjeta të paprekura.
Ndërkohë, në 30 minutat e shtesës u vendos gjithçka. Në fillimi, Interi kaloi në avantazh me Carlos Augusto, por Bologna nuk u dorëzua. Në minutën e 112, Beukema barazoi rezultatin, ndërsa 4 minuta më pas, Ndoye i dha fitoren dhe kualifikimin Bologna-s për në fazën e ardhshme të Kupës së Italisë. (A2 Televizion)