Leverkusen, me hap kampioni në Gjermani, të vetmit të pathyeshëm në Europë

Nga A2 CNN
20 Dhjetor 2023, 22:59 | Futboll

Leverkusen, me hap kampioni në Gjermani, të vetmit të

Më në fund, Bayern Munchen duket se ka një kundërshtar të denjë këtë sezon në garën për titull në Gjermani. Kur është luajtur java e 16 në elitën e futbollit gjerman, skuadra e Granit Xhakës është e vetmja në Europë që deri në këtë fazë ende nuk është mposhtur.

Edhe në ndeshjen e kësaj të mërkure, Leverkusen shkëlqeu duke triumfuar 4-0 ndaj Bochum-it. Ndërkohë, Bayern bëri detyrën dhe mori pikët e plota në transfertë ndaj Wolfsburg, sfidë e mbyllur 1-2.

Leverkusen mban vendin e parë në Gjermani me 42 pikë, ndërsa Bayern renditet i dyti me katër pikë më pak, por ka edhe një ndeshje për të luajtur. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos