Partizani është fitues i Superkupës së Shqipërisë, pasi mposhti minalisht këtë të mërkurë skuadrën e Egnatias me rezultatin 1-0.
Fituesi i kampionatit dhe ai i Kupës, njëkohësisht dy skuadrat më në formë të këtij sezoni, matën forcat në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin Air Albania.
Në një ndeshje thuajse të barabartë, vendimtar rezultoi goli i Arinaldo Rrapajt, i cili shfrytëzoi një gabim të portierit Sherri dhe e dërgoi topin në rrjetë. Pak ditë më parë, Rrapaj u zgjodh edhe si futbollisti i vitit në Superiore duke rrëmbyer trofeun e “Topit të Artë”.
Partizani e fitojnë për herë të tretë këtë trofe. Ku për herë të parë e kanë fituar në vitin 2004, ndërsa të dytin në verën e 2019-ës.
(A2 Televizion)