Ramadani bën me “krahë” Leçen, verdhekuqtë triumfojnë në “derbin” shqiptar të Seria A

Nga A2 CNN
16 Dhjetor 2023, 17:15 | Futboll

Leçe e Ylber Ramadanit  i ka shpëtuar barazimit të nëntë të sezonit në Serie A, duke u rikthyer te fitorja me një gol klinikal në minutën e ’89 nga mesfushori i kombëtares shqiptare të futbollit.

Verdhekuqtë mposhtën Frosinonen e Marvin Çunit, në një sfidë plot spektakël në Stadio Via del Mare.

Vetëm pesë pikë mbi zonën e ftohtë të tabelës pas një serie prej 10 ndeshjesh pa fitore (6 barazime dhe 4 humbje), Leçe e Roberto D'Aversa dha gjithaçka në fushë për të rrëmbyer fitoren.

Vendasit hapën sfidën me golin e Roberto Piçoli që dërgoi topin në katërkëndëshin e mbrojtur nga Stefano Turati.

Frosinonte barazoi sfidën me një gol të Kaio Jorge, i cili shënoi nga pika e bardhë e penalltisë.

Me kalimin e minutave të dyja ekipet krijuan disa shanse për gol, por Salentinët e gjetën mrekullisht atë me një goditje spektakolare nga ana e Ylber Ramadanit, i cili dërgoi në delir tifozët vendas. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos