Mbrojtësi Ardian Ismajli e ka cilësuar përballjen me Ishujt Faroe si një ndeshje jo shumë e mirë, ndonëse objektivi u arrit, për të qenë të parët në grup.
Duke vlerësuar ndeshjet e tjera në grup, Ismajli ka rezerva për 2 takimet e fundit dhe thotë se do të ulen që ta analizojnë se çfarë kanë gabuar.
“Të gjithë e dimë se kjo ndeshje sot nuk ishte një nga ndeshjet më të mirë, megjithatë objektivi u arrit, pasi jemi në vendin e parë. Do e analizojmë këtë ndeshje dhe do e shohim ku kemi ngec, pasi në këto eliminatore kemi bërë ndeshje perfekte, dmth jo në këto dy të fundit, por në të tjerat”, tha ai. (A2 Televizion)