
Pas humbjes 3-0 në ndeshjen e parë, Italia u turpërua edhe në shtëpi nga Norvegjia e Erling Haaland, duke u mposhtur 4-1 në "San Siro".
Kështu, norvegjezët mbyllin grupin me pikë të plota, me 37 gola të shënuar dhe vetëm 5 të pësuar. Një sukses historik ky drejt Botërorit 2026, pas plot 28 vite pritje, shkruan A2.
Ndërkohë, Italia do të luajë për herë të tretë radhazi "playoff"-in për t'u kualifikuar në Botëror, me dy precedentët e kaluar që kanë qenë të hidhura për fqinjët tanë.
(A2 Televizion)
