Jo vetëm Ajeti, një tjetër lojtar i kombëtares nuk udhëton drejt Valencias për ndeshjen me Ukrainën

Nga A2 CNN
27 Mars 2026, 20:52 | Futboll

Jo vetëm Ajeti, një tjetër lojtar i kombëtares nuk

Përpos Arlind Ajetit, drejt Valencias ku Shqipëria do të luajë me Ukrainën më 31 mars, nuk do të udhëtojë as Ylber Ramadani.  

Arlind Ajeti u zëvendësua gjatë pjesës së parë të ndeshjes Poloni – Shqipëri dhe, sipas vlerësimeve të para, ka pësuar një luksacion të shpatullës së majtë (scapolo-humerale).

"Për këtë arsye, ai nuk do të jetë i disponueshëm për ndeshjen e ardhshme dhe do të kthehet në klub për vlerësimet përkatëse. Ndërkohë, Ylber Ramadani do të kthehet në shtëpi, pasi pret të bëhet baba dhe kërkoi leje të jetë pranë familjes së tij", bën me dije FSHF. 

Kujtojmë që Shqipëria u mposht me përmbysje nga Polonia në sfidën historike të së enjtes, që i dha mundësinë ekipit polak që të luajë finalen e Play Off-it për Botërorin me Suedinë. Gjatë kësaj sfide nuk pati minuta për Ylber Ramadanin, që dikur ka qenë një titullar në 11-shen e Silvinjos.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos