Jose Mourinho rrezikon shkarkimin nga Fenerbahçe

Nga A2 CNN
9 Dhjetor 2024, 16:17 | Futboll

Jose Mourinho rrezikon shkarkimin nga Fenerbahçe

Derbi i humbur kundër Beshiktashit të Ernest Muçit dhe Milot Rashicës la shenjë te Fenerbahçe, që rrëshqiti në minus 6 pikë nga Gallatasaraji kryesues.

Pakënaqësitë brenda klubit janë aq të theksuara, sa në Turqi ka nisur të diskutohet shkarkimi i trajnerit Zhoze Murinjo. Fenerbahçe mund ta marrë vendimin ekstrem prej kësaj të enjteje, nëse skuadra nuk fiton përballjen me Athletik Bilbao-n në Europa League.

Aventura e Murinjos në stolin e gjigandëve të Stambollit mund të përfundojë përpara kohe, pas shkëputjes në kampionat dhe eliminimit të parakohëshëm nga Kupa e Turqisë.

Nëse Fenerbahçe dështon të kualifikohet në një të tetat e Europa League, sezoni do të cilësohej i dështuar dhe largimi i portugezit do të jetë i pashmangshëm. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos