Superkupa e Shqipërisë, dalin në shitje biletat për ndeshjen Egnatia – Kukësi

Nga A2 CNN
7 Dhjetor 2024, 18:46 | Futboll

Superkupa e Shqipërisë, dalin në shitje biletat për ndeshjen

Viti 2024 për futbollin shqiptar do të mbyllet me Superkupën e Shqipërisë në “Arenën Kombëtare”. Ndeshja Egnatia – Kukësi do të luhet më 26 dhjetor, në orën 19:00 dhe Federata e Futbollit njofton të gjithë sportdashësit se kanë dalë në shitje biletat për Superkupën e Shqipërisë.

Biletat mund të blihen vetëm online në ebileta.al  në këtë link: Biletat e ndeshjes: Egnatia – Kukësi

Procedura se si blihet bileta online:

Fillimisht ju duhet të regjistroheni në platformë.

Më pas, zgjidhni tribunën e stadiumit dhe më pas përzgjidhni ulësen.

Pasi keni përzgjedhur ulëset, duhet të plotesoni në tabelën dialoguese të dhënat për biletat (mbiemër, emër, e-mail)

Në fund procedoni me pagesën, duke plotësuar të dhënat e kartës tuaj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos