Rubini turpërohet në Moskë, Daku shkëlqen me golin e 5-të radhazi

Nga A2 CNN
9 Gusht 2025, 17:07 | Futboll


Disfata e Rubinit në Moskë, përballë CSKA-së që u shënoi pesë golave miqve nga Kazani, nuk e ka sfumuar formën e mirë të Mirlind Dakut. Sulmuesi kuqezi edhe njëherë ka treguar pse e meriton etiketimin bomber, duke shënuar golin e vetëm për ekipin e tij.

Në ndeshjen e katërt të sezonit të ri në Premier Ligën ruse, Daku gjeti golin e katërt personal, duke u treguar i saktë para portës, në minutën e 40-të të sfidës. Ai po ashtu regjistron një gol në Kupën e Rusisë, shënuar në ndeshjen e parë ndaj Orenburg.

Sulmuesi kuqezi po kalon një formë të shkëlqyer në këtë fillim sezoni në Rusi, duke shpërblyer më së miri besimin e klubit të Rubin Kazan që ia rinovoi kontratën me një pagë më të lartë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos