Skuadra e Arne Slot shpresonte të siguronte trofeun e 17-të në këtë kompeticion, por pas një barazimi 2-2 në kohën e rregullt, ishte Palace që triumfoi nga penalltitë.
Liverpool e nisi vrullshëm, duke shënuar në minutën e 4-të me Hugo Ekitike, pas një aksioni të bukur me Florian Ëirtz. Palace reagoi shpejt, dhe në minutën e 17-të Jean-Philippe Mateta realizoi nga penalltia, pas një ndërhyrjeje të Alisson dhe Van Dijk ndaj Sarr-it. Vetëm tre minuta më pas, Jeremie Frimpong riktheu avantazhin për “The Reds” me një goditje të çuditshme mbi Dean Henderson.
Në pjesën e dytë, Liverpool humbi disa raste me Ekitike, ndërsa Palace nuk u dorëzua. Pas disa tentativave të rrezikshme, Ismaïla Sarr barazoi në minutën e 72-të, duke goditur saktë. Deri në fund, të dyja skuadrat kërkuan golin e fitores, me raste të mira nga Salah dhe Mateta për Liverpool, si dhe Devenny për Palace, por pa sukses, shkruan A2 CNN.
Te penalltitë, Crystal Palace u tregua më i saktë, duke siguruar trofeun e parë të sezonit dhe duke zgjatur në 10 ndeshje serinë pa humbje. Liverpool, nga ana tjetër, mbetet pa fitore në pesë përballjet e fundit. (A2 Televizion)