Malik Thiaw i thotë lamtumirë Milanit, Tare reagon menjëherë me dy përforcime

Nga A2 CNN
10 Gusht 2025, 22:29 | Futboll

Malik Thiaw i thotë lamtumirë Milanit, Tare reagon menjëherë

Malik Thiaw është zyrtarisht lojtar i Newcastle. Mbrojtësi gjerman, në një intervistë u shpreh mirënjohës për tre vitet te Milan: “Kam mësuar shumë, jam rritur si futbollist dhe si person. Momenti më i bukur? Udhëtimi deri në gjysmëfinalen e Champions. Ka qenë një kënaqësi të luaj për Milanin, tani jam gati për Premier League.”

Pas kësaj lëvizje, drejtori sportiv Igli Tare ka mbyllur me shpejtësi marrëveshjen për pasuesin e tij. Milan ka arritur akordin me Genoa për transferimin e mbrojtësit belg Koni De Winter për rreth 20 milionë euro plus bonuset. Vizitat mjekësore dhe firmosja e kontratës priten javën e ardhshme, me synimin që lojtari të jetë gati për ndeshjen e Kupës së Italisë. De Winter do të përfitojë 1,5 milionë euro në sezon, shkruan A2 CNN.

Në të njëjtën kohë, Tare po finalizon edhe afrimin e Zachary Athekame nga Young Boys. Mbrojtësi i djathtë 20-vjeçar ka shprehur qartë dëshirën për t’iu bashkuar Milanit, dhe marrëveshja prej 10,5 milionë eurosh, përfshirë bonuset, është pranë mbylljes. Ai pritet të mbërrijë në Milano në ditët në vijim për vizitat mjekësore dhe të jetë i gatshëm për sfidën e 17 gushtit kundër Barit në Kupë.

Me këto dy lëvizje, trajneri Massimiliano Allegri do të ketë në dispozicion dy prurje të rëndësishme në mbrojtje, duke forcuar ndjeshëm organikën për sezonin e ri. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos