Juventusi nuk fiton as me ekipin e rënë nga kategoria

Nga A2 CNN
13 Maj 2024, 10:37 | Futboll

Juventusi nuk fiton as me ekipin e rënë nga kategoria

Juventus ka harruar të fitojë. Bardhezinjtë barazuan 1-1 me Salernitanën ekip që ka rënë nga kategoria.

Zonja e vjetër edhe pse diktoi lojën ishte i pafat në fushë pasi goditi disa herë shtyllën dhe traversën. Në momentin më të mirë, ishte Pierozzi që zhbllokoi rezultatin dhe kaloi miqtë në avantazh në minutën e  27.

Pas kësaj ekipi nga Torino shtoi forcat për të barazuar shifrat, por goli erdhi vetëm në minutën e 92 me Rabiot që vendosi barazpeshën dhe i siguroi një pikë ekipit.

Pas këtij barazimit Juventus siguron vendin e katërt që e dërgon dhe në Champions League sezonin tjetër. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos