Kampioni i Europës rrëfen "luftën e ashpër" me depresionin

Nga A2 CNN
11 Tetor 2024, 08:55 | Futboll

Kampioni i Europës rrëfen "luftën e ashpër" me

Alvaro Morata, kampioni i Europës me Spanjën dhe sulmuesi aktual i Milanit, ka zbuluar se ka pasur probleme të mëdha me depresionin vitet e fundit.

Spanjolli ka bërë një tregim rrënqethës të situatës që i ishte dashur të kalojë, shkruan A2 CNN.

"Tre muaj para Europianit po mendoja nëse do të luaja më. Nuk e di çfarë po ndodhte me mua. Por, në ato momente të vështira kupton se ajo gjëja që të ka sjellë në këtë fazë është pikërisht e vetmja gjë që dëshiron të bësh. Ia kalova shumë keq, ndihesha i turbulluar. Ishte thjesht një periudhë që nuk duroja dot”, u shpreh Morata.

Morata ka shënuar 2 gola në 6 ndeshje në të gjitha kompeticionet me Milanin deri në këtë fazë të sezonit.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos