Zbulohet shkaku i vdekjes së futbollistit të Greqisë dhe Panathinaikosit

Nga A2 CNN
11 Tetor 2024, 08:18 | Futboll

Zbulohet shkaku i vdekjes së futbollistit të Greqisë dhe

Mbrojtësi i kombëtares së Greqisë, George Baldock, u gjend i pajetë në pishinën e shtëpisë së tij, ditën e mërkurë, përcjell A2 CNN.

Nga autopsia e bërë të enjten, u zbulua se Baldock ndërroi jetë për shkak të mbytjes. Ky shkak u mendua që në fillim nga mjekët, pasi trupi i tij nuk kishte shenja dhune, plagë apo mavijosje që të tregonin ndonjë vepër kriminale.

Mbrojtësi i lindur në Angli dhe që aktivizohej me Panathinaikosin luajti për kombëtaren greke 12 ndeshje. Ai pranoi ftesën për të luajtur me bardheblutë në maj të vitit 2022, ndërsa debutimin e bëri në sfidën e fituar 1-0 ndaj Irlandës së Veriut. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos