Kategoria Superiore, Partizani mund Vllazninë me dyshen Rrapaj-Cara, fiton dhe Elbasani

Nga A2 CNN
21 Dhjetor 2024, 12:17 | Futboll

Kategoria Superiore, Partizani mund Vllazninë me dyshen Rrapaj-Cara, fiton

Partizani siguroi një fitore me rendësi ndaj Vllaznisë teksa e mundi atë me shifrat 2-0.

Demat mundën një prej rivalëve direkte në një sfidë të bukur, ndonëse mungesat ndikuan jo pak në lojë.

Të kuqtë gjetën golin shumë shpejt me Carën pas një kombinimi me Rrapaj. Në pjesën e dytë, ishte ky i fundit qe me një gol spektakolar hipotekoi tri pikët për ekipin e tij.

Pas këtij suksesi, Partizani merr përkohësisht vendin e parë me 33 pikë ndërsa Vllaznia qëndron në të tretin me 31 pikë.

Në sfiden tjetër Elbasani u rikthye te fitorja duke mundur 2-0 Skënderbeun. Një triumf që e mban ne vendin e pestë me 25 pikë ndërsa korcarët mbeten të fundit me 15 pikë pas 19 javësh. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos