Milani u rikthye te fitorja duke mposhtur me vështirësi Veronën në San Siro.
Një gol i ka mjaftuar kuqezinjve për të siguruar 3 pikë të rëndësishme në sfidën e vlefshme për javën e 17-të të kampionatit.
Goli i Tijjxhani Reijnders shpërtheu festën në stadium në minutën e 56. Holandezi kombinoi bukur me Fofana dhe lehtësisht e dërgoi topin në rrjetë.
Një fitore që i jep frymëmarrje Milanit para ndeshjes së fundit për këtë vit, atë ndaj Romës në 29 dhjetor.
Pas këtij suksesi, ekipi i Fonsekës është në vendin e 7-të me 26 pikë, ndërsa Verona mbetet në vendin e 17-të me 15 pikë. (A2 Televizion)