Kategoria superiore, Skënderbeu përballë Erzenit vetëm për fitore

Nga Dea Kozma
26 Prill 2024, 16:50 | Futboll

Kategoria superiore, Skënderbeu përballë Erzenit vetëm

Pas fitores së një jave më parë në transferte me Kukësin, Skënderbeu për të gjithë është më i qetë përsa i përket qëndrimit në kategorinë superiore.

Trajneri Ivan Gvozdenoviç mendon ndryshe. Serbi në konferencën e zakonshme për shtyp nënvizoi se pavarësisht 6 pikëve larg playout-it ndeshja e së shtunës ndaj Erzenit duhet vlerësuar maksimalisht ashtu siç shton se nga vendi i 4, diferenca është vetëm dy pikë dhe për këtë ekipi duhet të luajë vetëm për fitore.

Në përballjen me Erzenin trajneri serb ka në dyshim sulmuesin Nikaj, por kjo nuk e pengon skuadrën korçare të jetë ofensive në këtë takim. Dueli do të luhet ditën e shtunë në orën 18:00. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos