Kategoria superiore, Tirana-Partizani, sfidë vendimtare për “Final Four”

Nga A2 CNN
26 Prill 2024, 16:47 | Futboll

Kategoria superiore, Tirana-Partizani, sfidë vendimtare për

Një derbi i zjarrtë, jo vetëm prej rivalitetit, por edhe për të shpëtuar sezonin. Tirana dhe Partizani do të përballen në javën e 33-tëtë Kategorisë Superiore në një sfidë vendimtare për Final Four, ku do të vendoset edhe fituesi i kampionatit.

Partizani është disi më i qetë në vendin e tretë, me distancë sigurie nga ndjekësit. Në anën tjetër, kjo mund të cilësohet një finale e parakohshme për Tiranën, që ndan vendin e katërt me Dinamon. Një humbje në derbi do të komprometonte edicionin e bardhebluve dhe mund të rezultonte fatale që ata të mbeten jashtë mini-kampionatit për trofeun.

Statistikat e fundit në deri flasin kundër Tiranës. Ekipi i drejtuar nga Fagu nuk arrin të fitojë prej gjashtë derbesh me radhë. Gjithsesi, në këtë sfidë gjithçka duket e hapur, edhe sepse ecuria e Partizanit nuk ka qenë më e mira. Të kuqtë kanë marrë vetëm 5 pikë në pesë ndeshjet e fundit dhe nuk po kalojnë formën më të mirë të mundshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos