Vllaznia u rikthye te fitorja teksa mundi 2-0 Vorën në “Loro Boriçi”.
Bekim Balaj me panallti dhe Edon Murataj hipotekuan tre pikët e kuqebluve, shkruan A2.
Në anën tjetër, Egnatia fundosi Flamurtarin pasi e mundi me rezultatin 2-1 në Vlorë. Pavarësisht spektaklit të krijuar nga tifozët vlonjatë, kuqezinjtë nuk mundën të merrnin fitoren e parë.
Albanese dhe Leo Melo shënuan për Egnatian, ndërsa Flamurtari vendosi përkohësisht barazpeshën me Todoroskin.
Pas javës së pestë, kreun e mban Elbasani me 11 pikë, ndjekur nga Vllaznia dhe Egnatia me 10 pikë, ndërsa Flamurtari dhe Tirana mbyllin tabelën me vetëm 2 pikë. (A2 Televizion)