Biznesmeni italian Edoardo Sarchi ishte në momentin dhe vendin e gabuar. Gazetari i A2 CNN Igli Çelmeta ka zbardhur në Off the Record me Andrea Dangllin vrasjen e 44-vjeçarit italian pas mesnatës së 26 shtatorit 2025 në vendin e quajtur “Qafa e Dilanit”. Sipas tij gjithçka nisi pas një konflikti mes autorit Kamber Sulçe dhe Gazment Braçi për dritat e gjata të makinës, që pasoi edhe ngjarjen e rëndë.
“Edoardo Sarchi së bashku me miqtë e tij me mbiemrin Braçi nuk kanë qenë duke gjuajtur për gjah. një nga fëmijët e familjes Braçi ka qenë duke lëvizur në fshatin Salari. Ka qenë një nga fëmijët e Eqerem Braçi me një automjet me karroceri dhe është ndeshur në rrugë me Kamber Sulçen aty ka pasur verbale mes tyre se rruga është e ngushtë. Autori ka pretenduar se Gazmend Braci ka pasur dritat e gjata të makinës dhe e ka verbuar ky i fundit për pak ka përfunduar në kanal. Ka pasur debat verbal mes tyre. Më pas janë larguar Gazment Braçi së bashku me personin tjetër autori i ka ndjekur në një moment kur i është prishur makina bracit ka tel babain e tij i cili ka qenë duke darkuar me Sarchi dhe kur kanë mbërritur autori i dyshuar ka filluar të godasë me armë zjarri në drejitm të automjete dy plumba kanë prekur diskun ndërsa një plumb e ka qëlluar në kofshë ka prekur femurin dhe për shkak të hemorragjisë së madhe ka humbur jetën në vendngjarje. Konflikti për motive të dobëta”.
Gazetari i A2 CNN tha se autori ka qëlluar pesë herë me një armë që përdoret për gjueti, por vetëm një plumb kapi biznesmenin në femur, çka i shkaktoi hemorragji dhe për pasojë humbjen e jetës.
“Është qëlluar me armë Vjask. Pesë herë ka qëlluar autori. Dy plumba kanë rënë te goma dhe te disku një plumb ka prekur italianin është armë që përdoret për gjueti dhe këtë armë ka përdorur Kamber Sulçe. Janë armë që edhe nga një distancë e largët”.
Sipas informacioneve zyrtare të siguruar nga gazetari Igli Çelmeta, në banesën e Kamber Sulçes janë gjetur edhe armë të tjera pa leje, ndërsa vetë autori ishte person me precedentë penalë.
“Në banesën e Kamber Sulçes janë gjetur edhe armë të tjera të modelit të njëjtë pa leje. Në Salari kishte stan bagëtish. Dhe natën që është ndeshur me personat në fjalë ndodhi dhe konflikti për motive dhe më pas edhe ngjarja e rëndë. Nga informacionet që kam siguruar zyrtarisht nga policia e shtetit, Kamber Sulçe është person me precedentë të mëparshëm penalë në fushën e drogës dhe njihet si person problematik për zonën. Ka disa biznese që kanë kamera sigurie të cilat kanë fiksuar autorin. Dyshohet që ka qëlluar drejt automjeteve, nuk e ka patur shënjestër të drejtpërdrejt italianin”.
Gazetari i A2 CNN theksoi se Sulçe banon në një fshat tjetër të Vlorës që është 68 km larg nga vendi i ngjarjes dhe nga ku kishte stanin.
Policia po heton edhe persona të tjerë, por kjo sipas tij është dinamika paraprake. (A2 Televizion)