Aksident i katërfishtë në Vlorë, një i plagosur

Nga Edi Ruçi
29 Shtator 2025, 20:30 | Kronikë

Aksident i katërfishtë në Vlorë, një i plagosur

Një aksident i katërfishtë është regjistruar mbrëmjen e së hënës në rrugën Transballkanike.

Katër mjete janë përplasur mes tyre si rrjedhojë e shpejtësisë se lartë të qarkullimit në atë segment, por edhe manovrës së gabuar nga një tjetër mjet, shkruan A2.

Si rrjedhojë e aksidentit ka mbetur i plagosur një person, ndërsa dëmet materiale në vendin e ngjarjes janë të shumta.

I plagosuri është transportuar për ndihmë mjekësore në spitalin e Vlorës. Fatmirësisht, ndodhet jashtë rrezikut për jetën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos