Komiteti Drejtues i Dhomës së Avokatisë së Shqipërisë do të bojkotojë për 5 ditë të gjitha proceset gjyqësore.
Burime për A2 CNN bëjnë të ditur se ky vendim ka ardhur pas arrestimit të avokatit Ulian Barjamit.
Sipas informacioneve datat që do të bojkotohen janë nga 20-25 tetor, përcjell A2 CNN.
Arrestimi i avokatit erdhi 24 orë pas një debati me prokurorin për provat në një sallë gjyqi të Gjykatës së Elbasanit.
Bajrami u vu në pranga si i dyshuar për tre vepra penale "kanosja për shkak të detyrës", "kundërshtimi dhe goditja e gjyqtarit" dhe "kanosja e gjyqtarit".
(A2 Televizion)
Galeria fotografike ( )